Ndalohet hyrja e dy serbëve në Kosovë, Qeveria thotë se njihen për elemente pro-ruse

Dy serbët, Dimitrije Markoviq dhe Nenad Jeremiq janë ndaluar të hynë në territorin e Kosovës. Qeveria ka thënë se këta persona njihen për elemente pro-ruse, ndërsa duke përdorur mbulesën e aktiviteteve humanitare

Foto e dërguar nga Kryeministria

Pasi që Dimitrije Markoviq dhe Nenad Jeremiq janë ndaluar të hyyjnë në Kosovë, Qeveria ka thënë se vendimi për ndalim të hyrjes është bërë për shkak të aktivitetit të tyre kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Kosovës.

Markoviq dhe Jeremiq njihen për elemente pro-ruse, ndërsa duke përdorur mbulesën e aktiviteteve humanitare, në vazhdimësi kanë përhapur propagandë kundër Kosovës, duke nxitur kështu urrejtje ndëretnike, me qëllim të dëmtimit të imazhit të vendit dhe paraqitjes jo të drejtë të gjendjes së komunitetit serbë në Kosovë.

“Në muajin korrik të këtij viti, Bashkimi Evropian kishte tërhequr vëmendjen për rritjen e rrezikut nga grupet e ekstremit të djathtë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë”.

Foto e dërguar nga Kryeministria e Kosovës

“Njëri nga të ndaluarit, në vazhdimësi ka qenë shoqërues dhe anëtar i organizatës së ekstremit të djathtë ‘Fronti i Solidaritetit Evropian për Kosovën – ESFK’ gjatë vizitave të tyre në Kosovë, në përbërje të shtetasve çekë, gjerman, etj. Kjo organizatë promovon ndjenjat anti-perëndimore, ndërsa mbështetë lidhjet e ngushta me Rusinë”, njofton Qeveria e Kosovës.

Qeveria ka njoftuar se ESFK është klasifikuar në mesin e lëvizjeve ekstremiste të krahut të djathtë në “Raportin mbi ekstremizmin në territorin e Republikës Çeke”.

“Në vitin 2019, organet e sigurisë së Republikës së Kosovës, kishin ndaluar tetë anëtarë të kësaj organizate, të cilët kishin planifikuar ngritjen e një droni mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Qeveria e Kosovës ka shtuar se për më tepër, Markoviq njihet edhe për raporte të afërta me zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, respektivisht me ish kreun e kësaj zyre, Andrei Lisovoi.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika