Borrell në SHBA, të martën pritet të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të martën e 20 shtatorit do të takohet me liderët e Ballkanit Përëndimor në New York

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka udhëtuar drejt New Yorkut, ku të martën e 20 shtatorit do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e Borrell në SHBA, ndodh në vigjilje të sesionit të 77-të, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell më pas do të mbledhë liderët nga Ballkani Perëndimor për takimin tradicional të organizuar në margjinat e OKB-së’, thuhet në njoftim.

Të martën, më 20 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell do të bashkohet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për seancën hapëse të Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të OKB-së.

Të njëjtën ditë ata do të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në fund të këtij takimi, pritet të ketë një konferencë për shtyp rreth orës 22: 00 thuhet në njoftimin e faqes së Bashkimit Europian.

Ndërkaq, të mërkurën e 21 shtatorit, Borrell do të përfaqësojë BE-në në takimin e 12-të ministror ytë Forumit Global kundër Terrorizmit.

Ndryshe, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian (BE), ka thënë shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, duke shtuar se kjo pjesë e rajonit mbetet prioriteti strategjik i BE-së.

I pari i diplomacisë së BE-së, këto komente i ka bërë para darkës jo formale me gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët i ka ftuar për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat përballet.

Kryediplomati evropian tha se çështja e sigurisë në Evropë pas pushtimit rus të Ukrainës do të jetë në krye të agjendës së darkës në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika