Biden bën homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është në mesin e shumë personaliteteve dhe mbretërve nga e gjithë Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika që do të marrin pjesë në funeralin e së hënës

Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II, të dielën e 18 shtatorit.

Ai ka vlerësuar dinjitetin dhe përkushtimin e saj ndaj shërbimit.

Biden, është në mesin e shumë personaliteteve dhe mbretërve nga e gjithë Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika që do të marrin pjesë në funeralin e së hënës.

“Zemra tona janë me familjen mbretërore”, ka thënë Biden, shkruan Reuters.

Ndryshe, Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar. Vdekja e saj ka shkaktuar një pikëllim të madh në Britani për monarken 96-vjeçare, e cila mbretëroi për 70 vjet.

Ajo vdiq në Rezidencën Mbretërore, Balmoral, shtëpinë e saj të dashur verore në malësitë skoceze. Shumë nga katër fëmijët e saj, tetë nipërit dhe 12 stërnipërit e saj ishin në Balmoral, duke përfshirë djalin e saj Princin Charles, trashëgimtarin e fronit.

Si Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera, dhe krysuesja e Komonuelthit prej 54 vendesh, Elizabeth II ishte lehtësisht përfaqësuese e shtetit më i njohur në botë, gjatë një mbretërimi jashtëzakonisht të gjatë.

Dalja e saj e fundit publike ishte të martën, kur mbretëresha, duke buzëqeshur dhe duke mbajtur një shkop ecjeje, përshëndeti Liz Truss, kryeministren e re të Britanisë, në dhomën e pritjes në Balmoral.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika