Pacolli, ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë do t’i vizitojnë liderët e UÇK-së

Qëllimi i vizitës së javës së ardhshme nga ana e Pacollit dhe ish-presidentëve dhe kryeministrave të Shqipërisë bëhet për solidarizim me liderët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, si dhe për mbështetjen e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës kundër Serbisë

Ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli





Ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, së bashku me ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, do t’i vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë javën e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, këshilltari politik i tij, Jetlir Zyberaj, ka bërë të ditur se një vizitë e tij bëhet me iniciativën e Pacollit. Sipas tij, kjo inciativë nuk përjashtoi as ish-presidentët e Kosovës, mirëpo këta të fundit nuk kanë konfirmuar vizitën e tyre.

“Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish-presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilën thirrje telefonike, qoftë edhe thirrjen nëpërmjet letrës”, ka shkruaj Zyberaj.

Zyberaj ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së dhe njëherësh, mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta.

Sipas tij, uniteti është përgjigjja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika