Lajçak takon Ramën, Vuçiqin, Abazoviqin, flasin për situatën në Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi

Në kuadër të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin në largim të Malit të zi, Dritan Abazoviq

Mirosllav Lajçak,i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi





Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin në largim të Malit të zi, Dritan Abazoviq.

Kjo në kuadër të sesionit të 77-të, të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimet e tij me tre liderët e Ballkanit Perëndimor i ka zhvilluar ndaras.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se takimi i tij me kryeministrin Rama ishte i dobishëm.

Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, shkroi Lajçak.

Në anën tjetër, Lajçak ka njoftuar edhe për diskutimet e tij me presidentin Vuçiq.

Dialogu është pjesë e pandashme e takimeve midis Lajçak dhe Vuçiq.

“Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, javën e kaluar, unë po ashtu vazhdova bisedën me presidentin e Serbisë, Vuçiq në New York… Ne biseduam për mënyrën si ta çojmë para normalizimin e raporteve me Kosovën”, shkruan ai.

Ndërsa, me kryeministrin në largim, Abazoviq, Lajçak ka diskutuar për situatën politike, duke thënë se BE-ja pret progres të Malit të Zi në rformat drejt BE-së.

“Bisedova me Dritan Abazoviqin rreth situatës aktuale politike në Mal të Zi. Potencova se BE pret progres të dukshëm të Malit të Zi në reformat drejt BE-së”, shkruan Lajçak. 

Të martën e 20 shtatorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, e para e vendit ka thënë se ka kërkuar përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër.

Ndryshe, të martën, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar në New York me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian(BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

 





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika