Abdixhiku në takim me profesorin amerikan, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim profesorin amerikan, David Phillips. Në këtë takim është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, në të cilin Abdixhiku ritheksoi qëndrimin e LDK-së, që dialogu final duhet të përfundojë sa më parë me njohje reciproke, duke u ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në takim me Drejtorin e Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbian, David Phillips.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, të mërkurën e 21 shtatorit ka pritur në takim profesorin e shquar, njëherësh Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbian, David Phillips.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend, ku një theks i veçantë është dhënë te procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe të Serbisë.

Me këtë rast, Abdixhiku ritheksoi qëndrimin e LDK-së, që dialogu final duhet të përfundojë sa më parë me njohje reciproke, duke u ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial, si dhe duke u respektuar Kushtetuta e vendit tonë.

Kryetari Abdixhiku e vlerësoi lart kontributin e David Phillips, të cilin e quajti mik të madh të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në takim me Drejtorin e Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbian, David Phillips

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika