Rusët nxitojnë të ikin pas urdhrit për mobilizim ushtarak

Shumë rusë të moshës madhore janë duke u përpjekur të dalin nga Rusia, pas thirrjes për rekrutimin e tyre për të shkuar të luftojnë në Ukrainë

Foto: Reuters





Disa rusë të moshës madhore u nisën jashtë vendit të enjten për t’i shpëtuar përpjekjes më të madhe të rekrutimit të vendit të tyre që nga Lufta e Dytë Botërore, derisa shpërthimet tronditën Ukrainën juglindore në prag të referendumeve të planifikuara atje nga separatistët proMoskë.

Fushata e re e mobilizimit të Presidentit Vladimir Putin përshkallëzon një luftë që tashmë ka vrarë mijëra persona, zhvendosur miliona, “pluhurosur” qytete, ka dëmtuar ekonominë globale dhe ka ringjallur konfrontimin e Luftës së Ftohtë.

Megjithëse sondazhet kanë sugjeruar një mbështetje të gjerë të brendshme për ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, rekrutimi masiv mund të jetë një veprim i rrezikshëm brenda vendit, pasi Kremlini premtoi se nuk do të kishte dështime në fushëbetejë në Ukrainë.

“Çdo person normal është (i shqetësuar),” tha një burrë, duke e identifikuar veten vetëm si Sergej, duke zbritur në Beograd pas një fluturimi nga Moska. “Është në rregull të kesh frikë nga lufta”.

Një grup monitorues tha se protestat kundër luftës në 38 qytete ruse panë më shumë se 1,300 persona të arrestuar të mërkurën. Disa nga të arrestuarit ishin urdhëruar të paraqiteshin në zyrat e regjistrimit të enjten, ditën e parë të plotë të rekrutimit, thanë mediat e pavarura të lajmeve.

Ministri i mbrojtjes i Putinit ka thënë se thirrja synon të regjistrojë rreth 300,000 burra.

Çmimet për biletat ajrore nga Moska u rritën mbi 5,000 dollarë për fluturimet me një drejtim në vendet më të afërta të huaja, me shumicën e shitur për ditët në vijim. Trafiku u rrit gjithashtu në pikat kufitare me Finlandën dhe Gjeorgjinë.

Një burrë rus që mbërriti në aeroportin e Stambollit tha se u largua pjesërisht për shkak të vendimit të Kremlinit. “Kjo mund të çojë në shumë probleme për shumë rusë,” tha Alex, duke rrëmbyer valixhen e tij në një karusel bagazhesh.

Rusia u tall me raportet për një eksod masiv, duke thënë se janë të ekzagjeruara.

Linja ajrore kombëtare Aeroflot tha se do të rimbursonte personat që nuk mund të fluturonin siç ishte planifikuar sepse kishin marrë një thirrje për luftë.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika