Putin përfshihet më shumë në strategjitë e luftës

Presidenti rus, Vlademir Putin, thuhet se është përfshirë më shumë në strategjitë e luftës në Ukrainës, dhe se kjo situatë ka krijuar tension me komandantët ushtarakë

Vladimir Putin, president i Rusisë

Presidenti rus, Vlademir Putin, thuhet se  është përfshirë në mënyrë më aktive në planifikimin strategjik në luftën në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, të cituar në New York Times, presidenti Putin ka refuzuar një tërheqje ushtarake nga qyteti jugor i Kherson-it.

Një ndër katër territoret e pushtuar nga Rusia, ku po zhvillohen referendumet për bashkimin me Rusinë, është dhe qyteti Kherson.

Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Mark Milley, ka thënë se  “Është shumë herët për një vlerësim të plotë, por është e qartë për mua se nisma strategjike është zhvendosur tek ukrainasit”, raporton BBC.

Ndërsa një zyrtar tjetër është shprehur se “Në këtë luftë ka pasur një mospërputhje të vazhdueshme midis objektivave politike të Putinit dhe mjeteve ushtarake për t’i arritur ato”.

Përfshirja më e madhe strategjike e Putinit thuhet se ka krijuar tension me komandantët ushtarakë, me atë që u thotë atyre se çdo vendim në terren është i tij.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika