Eliud Kipchoge thyen rekordin botëror të maratonës në Berlin

34-vjeçari, Eliud Kipchoge thyen rekordin e tij botëror në maratonën e mbajtur në Berlin të Gjermanisë. Kipchoge deri më tani ka fituar 15 nga 17 maratonat në të cilat ka marrë pjesë

Eliud Kipchoge, atlet

Kampioni i dyfishtë olimpik Eliud Kipchoge ka thyer rekordin e tij botëror në maratonë për meshkuj në garën e së dielës të 25 shtatorit në Berlin.

37-vjeçari kaloi vijën në një kohë prej dy orë, një minutë e nëntë sekonda, për të mposhtur me 30 sekonda më të mirën e tij të mëparshme, të vendosur katër vjet më parë në kryeqytetin gjerman.

“Jam i kënaqur me përgatitjen time dhe mendoj se kam qenë shumë i shpejtë për shkak të punës në grup. Gjithçka varet nga puna në grup”.

“Ajo që më motivon është familja ime dhe dua të frymëzoj të rinjtë. Sporti i bashkon njerëzit dhe kjo është ajo që më motivon”, ka thënë Kipchoge, raporton BBC.

Kipchoge deri më tani ka fituar 15 nga 17 maratonat në të cilat ka marrë pjesë.

Alteti ka vrapuar një maratonë në më pak se dy orë, në Vjenë në vitin 2019. Megjithatë, ky nuk u njoh si rekordi zyrtar botëror sepse nuk ishte në garë të hapur dhe ai përdori një ekip kardiak rrotullues.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika