Abazi: Në listën e zezë të SHBA-së nuk janë njerëzit e VV-së, por anëtarët e PDK-së

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi, në seancën parlamentare ku është zhvilluar debat për politikën e jashtme, iu ka kundërpërgjigjur kritikës së opozitës, duke thënë se Qeveria Kurti, nuk ka asnjë raport të keq me Amerikën.

Sipas Abazit, në listën e zezë të SHBA-së, nuk ka anëtarë të LVV-së, por të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Në fund, në listën e zezë të SHBA-së nuk janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë njerëz që krimin e korrupsionin e kanë pas instrument të politikës së jashtme, njerëz që kanë dashur ta ndajnë Kosovën, anëtarë të PDK-së”.

”Kur të dilni në këtë foltore mos jepni informacion që nivele të ndryshme nëpër ministri ju japin juve sepse po vazhdoni me tregu që ende po vazhdoni ta mbani të kapur shtetin”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate, dëgjoheshin zërat e partive opozitare duke thënë t’i tregoj ata emra, por Abazi nuk e bëri një gjë të tillë.

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Ai theksoi se Kosova ka arritur suksese të mira në arenën ndërkombëtare, por koha e shkurtër e një viti, sipas tij është e pamjaftueshme që të ketë reforma në sistem.

“Sigurisht që për një vit është e vështirë të riformohet tërë sistemi. Ky proces sigurisht qe ka shënuar dinamizëm. Jemi kthyer prej ndarjes, në një pozicion shumë më kredibil për vendin. Referendumi dhe mosmbajtja e zgjedhjeve serbe janë dy veprime të jashtëzakonshme të kthimit të seriozitetit të pozicionit të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas, Abazit, më nuk do të ketë, plane për ndarje të vendit siç ka pasur në të kaluarën.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika