Arrestohet një person për shpërdorim të pasurisë së huaj në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull 27-vjeçar për shpërdorim të pasurisë së huaj. Njoftohet se rasti në polici është raportuar më 21 shtator

Fotoilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 30 shtatorit rreth orës 19:00 është arrestuar një person për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës.

Policia njofton se rasti është raportuar me datën 21 shtator të këtij viti pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë me dokumente personale dhe para të gatshme 18 mijë euro, të cilën dyshonte se e kishte harruar në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë.

“Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27000 euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Personi i dyshuar mashkull me inicialet A.R., 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika