Tentoi të hynte ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, ndalohet i dyshuari

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se përgjatë kontrollimit të të dyshuarit, atij i është gjetur dhe seksuestruar një armë me nëntë fishekë

Policia e Kosovës

I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga njësiti policor pasi kishte hyrë në mënyrë ilegale nga teritori i Maqedonisë së Veriut në atë të Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se përgjatë kontrollimit, të dyshuarit i është gjetur dhe seksuestruar armë një me nëntë fishekë.

“Njësiti policor te ura e gurit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar për shkak se në mënyrë ilegale në këmbë nga territori i Maqedonisë së Veriut ka hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë kontrollit, në trup te i dyshuari, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me nëntë fishekë”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, lënda e rastit është proceduar në procedurë të rregullt dhe i dyshuari është liruar.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika