Blinken: Vrasja e Jamal Khashoggi 4 vjet më parë ishte një sulm ndaj lirisë së shprehjes kudo

Sekretari amerikan, Antony Blinken, në përvjetorin e katërt të vdekjes, ka përkujtuar gazetarin i cili u vra më 2018 në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përkujtuar vdekjen e gazetarit, Jamal Khashoggi më 2 tetor të vitit 2018.

Përmes një postimi në Twitter, Blinken ka cilësuar vrasjen e tij sikurse një sulm ndaj lirisë së shprehjes kudo në botë gjersa ka theksuar se ai do të vazhdojë t’i mbështesë mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

“Vrasja e Jamal Khashoggi 4 vjet më parë ishte gjithashtu një sulm ndaj lirisë së shprehjes kudo. Gjersa mbajmë zi për Jamalin, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë dhe të mbështesim mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarët dhe të tjerët për të mbrojtur liritë themelore në mbarë botën”, ka shkruar ai.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte thënë se ngriti çështjen e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, gjatë një takimi me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman, në korrik të këtij viti. Nga ana tjetër, princi saudit gjithmonë i ka mohuar akuzat dhe prokurorët sauditë, të cilët i fajësuan agjentët “mashtrues” të Arabisë Saudite.

Më 2 tetor të vitit 2018, Jamal Khashoggi, një gazetar saudit u vra nga agjentë të qeverisë saudite në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi.

Princi i Arabisë Saudite e mohon vrasjen e Khashoggit, Biden: Mendoja se ishte ai

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika