Vuçiq i përgjigjet të dërguarit gjerman: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur siç planifikon Berlini

I dërguari special i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, i ka bërë të qartë ish-zëdhënësit të regjimit të ish-presidenti të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, Aleksandër Vuçiq-it, tani në detyrën e ish-shefit të tij, se nuk do të lejohet që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Republikën e Kosovës të jetë një “Republikë Serpska e re”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin





I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i kishte thënë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do të lejohet që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Republikën e Kosovës, të jetë një “Republikë Serpska e re” sipas gaztës serbe N1, transmeton Portali Dukagjini.

Por me këtë nuk ishte pajtuar i pari i serbëve Vuçiq, i cili i kishte thënë të dërguarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Sarrazin se “nuk do të ketë Kosovë të pavarur” siç planifikon Berlini.

“Nuk e dija që gjermanët po vendosnin për këtë, është mirë që Sarrazin e tha publikisht. Unë mund t’i them dhe e vlerësoj shumë, nuk do të ketë as një Kosovë të pavarur siç po planifikoni ju”, ishte kundërpërgjigjur Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se Serbia po lufton për politikën e saj për aq kohë sa mundet dhe se politika e saj përcaktohet me konkluzionin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Më tej, ai ka komentuar dhe postimin e medias kroate “Express” e cila e kishte krahasuar Vuçiqin e Adolf Hitlerin.

“Secili mund të publikojë çfarë të dojë, megjithatë një gjë më pickoi veshët. Imagjinoni që ata që e pritën Hitlerin me lule, ua thoshin këtë atyre që luftuan kundër tij që në ditën e parë. Kjo tregon më shumë për ata që e kanë bërë”, ka shtuar ai.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika