Haiti raporton për 8 të vdekur nga kolera, për herë të parë pas 3 vjetësh

Qeveria e Haitit ka bërë të ditur se tetë persona kanë vdekur si pasojë e sëmundjes së kolerës

Një fëmijë i sëmurë nga kolera





Qeveria e Haitit njoftoi të dielën se të paktën tetë njerëz kanë vdekur nga kolera, duke ngritur shqetësime dhe duke ringjallur kujtimet e një epidemie që mori jetën e afro 10,000 njerëzve një dekadë më parë.

Rastet apo vdekjet e para nga kolera të raportuara pas tre vjetësh, erdhën në një komunitet të quajtur Dekayet në Port-au-Prince jugor dhe në lagjen e varfër bregdetare të Cite de Soleil, të kontrolluar nga bandat kriminale, ku mijëra njerëz jetojnë në kushte të ngushta dhe johigjienike.

“Kolera është diçka që mund të përhapet shumë, shumë shpejt,” paralajmëroi Laure Adrien, drejtore e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë së Haitit.

Ushqimi ose uji i kontaminuar me bakteret e kolerës mund të çojë në diarre të rënda dhe dehidratim që mund të jenë vdekjeprurëse.

Kombet e Bashkuara thanë në një deklaratë se po punojnë me qeverinë e Haitit për “kundërpëgjigje urgjente ndaj këtij shpërthimi të mundshëm”, duke theksuar se ekipeve shëndetësore duhet t’u garantohet akses i sigurt në zonat ku janë raportuar rastet.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika