Rasti Thaçi dhe të tjerët, prokuroria liston dhjetë pika në aktakuzën e ndryshuar

ZPS ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e cila përbëhet nga dhjetë pika

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.





Zyra e Prokurorit të Specializuar(ZPS), më 30 shtator, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku ata ngarkohen për krime lufte e kundër njerëzimit.

Në këtë aktakuzë thuhet se, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara më lart, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë kryer, përmes pjesëmarrjes së tyre në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, dhe/ose kanë ndihmuar dhe nxitur krimet e ngarkuara në këtë aktakuzë, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas prokurorisë, krahas kësaj ose në alternativë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës si eprorë për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Tutje, aktakuza thotë se ish-krerët e UÇK-së, e dinin ose kishin arsye të dinin, se krimet e akuzuara në këtë aktakuzë ishin gati të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe nuk kishin marrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin e krimeve të tilla ose të ndëshkojë autorët e saj.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi individualisht penalisht përgjegjës për: pikën 1 persekutim mbi baza politike dhe/ose etnike, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas nenit 13(1)(h), 16(1)( a), dhe 16(1)(c) të Ligjit; Pika 2: burgim, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13(1)(e), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit; pikën 3 arrestimi dhe paraburgimi i paligjshëm ose arbitrar, krim lufte, i dënueshëm sipas neneve 14(1)(c), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit”, thuhet në aktakuzë nga ana e prokurorisë.

Në pikën 4, ata ngarkohen me veprën akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13(1)(j), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit, kurse në pikën 5 për trajtim mizor, krim lufte i dënueshëm sipas neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit.

“Pika 6: torturë, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13(1)(f), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të ligji;Pika 7: torturë, krim lufte, i dënueshëm sipas neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit;Pika 8: vrasje, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13(1)(a), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit; Pika 9: vrasje, krim lufte, i dënueshëm sipas neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit; Pika 10: zhdukja e detyruar e personave, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13(1)(i), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit”, thotë aktakuza.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika