Ministri i Mbrojtjes së Rusisë thotë se i kanë rekrutuar mbi 200 mijë rezervistë lufte

Ministri i Mbrojtjes  së Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë se i kanë rekrutuar mbi 200 mijë rezervistë të cilët pritet të dërgohen në frontet e luftës në Ukrainë

Ushtarët e rekrutuar nga Rusia





Shefi i mbrojtjes së Rusisë ka thënë  se ushtria e vendit ka rekrutuar mbi 200,000 rezervistë si pjesë e një mobilizimi të pjesshëm të nisur dy javë më parë.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu,  tha të martën se rekrutët po i nënshtroheshin trajnimit në 80 poligone zjarri përpara se të dislokoheshin në vijën e frontit në Ukrainë, ku forcat ruse janë duke u tërhequr në disa zona, raporton AP.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin më 21 shtator për t’i dhënë mbështetje trupave të tij në Ukrainë.

Shoigu tha më parë se deri në 300,000 rezervistë do të thirreshin për shërbim, por urdhri i Putinit la të hapur mundësinë e një përpjekjeje edhe më të madhe rekrutimi. Disa media ruse kanë spekuluar se ushtria planifikon të thërrasë 1 milion rezervistë ose më shumë.

Mobilizimi nxiti protesta në shumë zona anembanë Rusisë dhe bëri që dhjetëra mijëra burra të largoheshin nga Rusia.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika