Meta takon Kurtin: Ndamë të njëjtin vlerësim në përkrahje vetëm të nismave gjithëpërfshirëse, sikurse Procesi i Berlinit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të shtunën e 23 korrikut ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Meta është shprehur se nevojitet më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe rajonale, në përputhje me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e vizitës së tij në Kosovë ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Këtë takim Meta e konsideroi shumë të përzemërt.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore mes vendeve tona dhe potencialin e jashtëzakonshëm për forcimin e tyre, theksova rëndësinë e konkretizimit efikas të marrëveshjeve ndërqeveritare të nënshkruara”, ka shkruar Meta në llogarinë e tij në Facebook.

Foto e postuar në llogarinë e presidentit shqiptar, Ilir Meta

Meta është shprehur se nevojitet më shumë koordinim edhe në politikën e jashtme dhe rajonale, në përputhje me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Lidhur me bashkëpunimin rajonal, ndamë të njëjtin vlerësim në përkrahje vetëm të nismave gjithëpërfshirëse, sikurse Procesi i Berlinit”.

Presidenti shqiptar ka përfunduar duke thënë se Kosova është bërë shembull i demokracisë, luftës kundër krimit e korrupsionit, sundimit të ligjit dhe evropianizimit në rajon, e vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare, që meriton sa më parë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Të premten e 22 korrikut, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

 

Kurti në takim me presidentin Meta: Të ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika