A është Kuvendi i konstituuar sipas juristëve? Disa thonë po, disa jo

Lëvizja Vetëvendosje sytë i ka kah procesi i dorëzimit të emrit të mandatarit për formimin e qeverisë, por jo edhe Presidentja, e cila dje e konfirmoi se ekipi ligjor i saj është duke analizuar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Juristët janë të ndarë në mendime, disa vlerësojnë se Kuvendi është i konstituar, ndërsa ka të tjerë që kërkojnë që të ri-përsëritet i gjithë procesi i votimit të nënkryetarëve nga komunitetet pakicë.

Pas mesditës, gjatë një vizite në Suharekë, kryeministri në detyrë, u pyet se kur do do t’ia propozojë mandatarin për kryeministër presidentes.

“Ato janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato. Këtu jemi për investimin 11 milionë euro për stadiumin e futbollit në Suharekë”, ka thënë Albin Kurti.

Partia fituese e zgjedhjeve dhe kryetari i Kuvendit, vlerësojnë se Kuvendi është funksional dhe janë hapur rrugët për formimin e Qeverisë.

Të paktën deri tani, ndryshe mendojnë, Presidentja, partitë tjera, një pjesë e madhe e shoqërisë civile, përfshirë edhe juristë.

Megjithatë, ka jurist, sikurse ish-hartuesja dhe anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, e cila mendon se puna e Kuvendit nuk duhet të bllokohet nga mungesa e nënkryetarit serb.

Mushkolaj vlerëson se sipas Kushtetutës, me zgjedhjen e kryeparlamentarit, i hapet rrugë afateve për formimin e Qeverisë, sepse kryesia e Kuvendit ka thjesht mandat administrativ, i cili thotë se përcaktohet me rregulloren e punës së Kuvendit.

“Unë nuk jam këshilltare e znj. Osmani, unë e konsideroj që bazuar në Kushtetutë, nëse Kushtetutën dojmë me e respektu. Kushtetuta jonë e konsideron që Kuvendit është konstituar në momentin kur të votohet kryetarit i Kuvendit dhe të largohet nga ulësja kryesuesi. Ky ulet dhe ky mandej si kryetar e udhëheqë zgjedhjen e kryesisë”, ka thënë Mushkolaj.

Ndryshe nga Mushkolaj, Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se pa u zgjedhur 5 nënkryetarët, Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar.

Hulumtuesi Gzim Shala, thotë se duhet të pritet vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese pas ankesës së Listës Serbe, e më pas të ecet përpara, por duke u përsëritur i gjithë procesi i votimit të nënkryetarëve për komunitetet, i cili sipas tij, duhet të zhvillohet si pako.

“Për këtë arsye aktualisht, sipas Kushtetutës pa marr, parasysh konstatimeve të dhëna nga kryetari i Kuvendit, ne nuk kemi Kuvend të konstituar. Tash është shumë e rëndësishme është që të shohim se cili do të jetë qëndrimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, nëse do të jetë mbrojtja e kushtetushmërisë sipas Kushtetutës së Kosovës, apo luejtja e lojës së një partie politike në rastin konrkret, të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Shala

Gjykata Kushtetuese i ka 60 ditë afat për të dhënë interpretim për kërkesën e Listës Serbe. Krahas kësaj IKD, i bën thirrje Presidentes Osmani që të mos ia kërkojë Lëvizjes Vetëvendosje mandatarin për formimin e qeverisë, por t’i drejtohet edhe vetë ajo Gjykatës Kushtetuese, për ta sqaruar situatën.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika