
Renault Clio i ri po shënon një fillim të fuqishëm në tregun kosovar, ku vetëm në më pak se dy muaj nga lansimi janë dorëzuar mbi 50 vetura tek klientët, ndërsa mbi 100 vetura të tilla janë tashmë të kontraktuara.
Ky interes i lartë reflekton kërkesën në rritje për modele që kombinojnë dizajnin modern, ekonominë në konsum dhe teknologjinë e avancuar, elemente që Clio i ri i sjell si model.
Sipas të dhënave nga Auto Mita, modeli po rezulton veçanërisht i preferuar për shkak të performancës efikase dhe komoditetit në vozitje, duke e bërë një zgjedhje praktike për qytet dhe udhëtime më të gjata.
Përveç aspektit funksional, Clio i ri vjen me një dizajn të rifreskuar dhe karakteristik, që e dallon qartë në segmentin e tij dhe i jep një prezencë më dinamike në rrugë.
Rritja e numrit të shitjeve dhe në një periudhë kaq të shkurtër tregon besimin e klientëve ndaj këtij modeli dhe trendin pozitiv që Renault po ndërton në tregun lokal përmes Auto Mita.
Të interesuarit mund ta shohin nga afër modelin e ri Renault Clio, si dhe ta testojnë atë, duke vizituar showroom-in e Auto Mita-s ose duke kontaktuar për më shumë informata.
Për më shumë kontaktoni në:
Numri i telefonit : 0800 30 333
Facebook : AutoMita
Instagram: auto.mita
Web: renault-rks.com


