A i zgjidhë plani evropian të gjitha problemet mes Kosovës dhe Serbisë? Flet ambasadori Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se plani i BE-së për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, zgjidhë shumë çështje por që nuk i zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe kryeredaktorja e RTV Dukagjinit, Arta Avdiu

Plani evropian i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka 11 pika, përmes së cilave po synohet që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij e përkrah në plotni këtë plan dhe se është dokument që do t’i normalizonte marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Ai ka thënë se plani evropian nuk i zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet e krijuara ndër vite në mes të Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij do të zgjidhte shumë probleme.

“Nuk i zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet por është mirë të krijohet një dinamikë pozitive që ka ndërveprim. Ka shumë të zhdukur, çështjen e targave, rikthimin e serbëve në institucioneve. Nëse kemi një marrëveshje këto mund të zgjidhen shumë lehtë. Por nëqoftëse nuk jemi në një trajektore pozitive, menaxhimi i përhershëm i krizave, kjo energjia për të zgjidhur problemet në veri do të shkoj duke rënë”, ka thënë ai.

Ambasadori gjerman, u shpreh se çështja e Kosovës dhe Serbisë është çështje urgjente, marrë parasysh edhe problemet e brendshme që i ka BE-ja.

Ai ka thënë se marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve është kusht për Kosovën e Serbinë për rrugën e tyre drejt BE-së, nëse nuk ka avancim, sipas ambasadorit Rohde, nuk do të ketë anëtarësim në BE.

“Nuk di për afate kohore. Kam përmendur çështjen urgjente, të gjithë e dinë që rruga drejt BE-së do të vazhdojë vetëm në këtë drejtim nëse ka përparim. Nëse nuk ka përparim nuk ka rrugë drejt BE-së’, ka thënë ai.

Rohde ka thënë se nëse Kosova nuk bën hapa përpara për një marrëveshje me Serbinë, atëherë Gjermania do të jetë skeptike se a do ta mbështesë apo jo Kosovën, për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare siç janë NATO, BE, apo KiE.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika