A kishte guximin Liburn Aliu që ta kundërshtonte Kurtin? Flet Hoxha

Lëvizja Vetëvendosje për ish-anëtarin e saj ,Yll Hoxha ka humbur një prej figurave kryesore të saj Liburn Ailun. Sipas Hoxhës, Aliu ishte i guximshëm që të mbronte mendimin e tij qoftë edhe përball Albin Kurtit

Analisti politik, Ylli Hoxha

 





Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Yll Hoxha ka folur për kryesinë e re të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka thënë se Liburn Aliu nuk ka dashur të jetë pjesë e kryesisë në bazë të emrave që i ka parë.

Hoxha ka thënë se është mangësi për LVV-në mungesa e një anëtari të kryesisë siç ka qenë Liburn Aliu.

“Liburn Aliu ishte një prej zërave të rrallë që ka pasur kapacitet të qojë deri në fund mendimin e vetë politik, në qoftë në kundërshtim me Albin Kurtin”, ka thënë Yll Hoxha, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, zgjedhja e kryesisë së re të LVV-së është vetëm kozmetike me ndryshime shumë të vogla.

“Nënkryetarja e dytë është një personalitet që nuk kemi dëgjuar ndonjë herë, Mrika Limani Myrtaj”, ka shtuar ai.

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca si nënkryetar i dytë i LVV-së është vendim meritor ka thënë Hoxha.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika