A krahasohet Stephen Curry me Michael Jordan dhe LeBron James?

Nga basketbollisti profesionist pritet që të arrijë nivelin e dy basketbollistëve superyje, Michael Jordan dhe LeBron James

Stephen Curry- LeBron James- Michael Jordan

Stephen Curry, basketbollisti profesionist amerikan është një nga basketbollistët më të mirë, sa i përket këtij sezoni, ku ai ka kaluar edhe Ray Allen dhe Reggie Miller si gjuajtësi më i mirë i të gjitha kohërave me tre pikë.

Në vitin 2019-të Michael Jordan kishte deklaruar publikisht se Curry nuk e meritonte një vend në Hall of Fame.

Me pjesëmarrja e Stephen Curry në finalet e NBA-së, është hera e gjashtë që ai kalon në skenën e madhe nga e cila ka fituar vetëm tre kampionate NBA, raporton Marca.

Kjo gjë e bën Curry-n që në qoftë se ai arrin të fitojë, finalet kundër Boston Celtics, Curry do të barazojë katër titujt e LeBron James në epokën moderne.

Curry, do të kishte një raport më të mirë në epokën moderne pasi LeBron James fitoi katër nga dhjetë finalet që luajti. Pikërisht këtu Michael Jordan i fshiu plotësisht ata të dy, sepse ai fitoi gjashtë nga gjashtë titujt gjatë gjithë karrierës së tij. Jordan është krejtësisht i paprekur me një rekord të papërlyer dhe dy tre-torfe të ndryshme me Chicago Bulls.

Por Stephen Curry, mund t’i kalojë dy legjendat e të gjitha kohërave pasi që ai ka ende shume kohë për të fituar tre kampionate të tjera, për të arritur në barazim me basketbollistin Michael Jordan, dhe për të kaluar rekordin e LeBron James.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika