AAK del me disa propozime për menaxhimin e krizës energjetike në vend

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, në lidhje me krizën energjetike në Kosovë ka thënë se AAK-ja konsideron jetike dhe urgjente fokusin e politikave të shtetit në investime strategjike për sektorin e energjisë

Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj nga radhët e AAK-së në konferencë për media





Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka dhënë disa propozime në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike në vend.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se AAK-ja konsideron jetike fokusin e politikave të shtetit në investime strategjike për energji, dhe se përmirësimi i gjendjes në sektorin e energjisë mund të ndodhë me tri veprime të sakta dhe të drejtpërdrejta.

“Ndërtimi i një termocentrali të ri, rikthimi i termocentraleve duhet të stimulohet dhe të subvencionohet energjia alternative, ajo me erë, solare dhe hidrocentralet e vogla për të cilat duhet të ketë analizë të saktë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se AAK-ja ka nisur procesin e konsultimit publik me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe procesin e tryezave me argumentimin se pse Kosova duhet të ketë investime në energji.

Ndërsa sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Tahiri ka thënë se Kosova duhet të angazhohet për marrëveshje finale.

Ndërkaq për vizitën e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, ai ka thënë se edhe një herë është theksuar se mbështetja amerikane për Kosovën vazhdon.

Ndërsa deputeti Pal Lekaj ka thënë se edhe çështja e energjisë në veri duhet të rregullohet.

Lekaj ka thënë se organizmat që kanë kompetenca për energji të veprojnë në veri, dhe se Elektroseveri duhet t’i kryejë obligimet dhe veprimet e nevojshme.

 





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika