AAK-ja kërkon dorëheqjen e Kurtit

Besnik Tahiri, AAK

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se për këtë parti është e rëndësishme që të nisë një mocion i mosbesimit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, Tahiri ka thënë se Kurti duhet të japë dorëheqje.

“Gjendja është e jashtëzakonshme dhe për rrjedhojë nuk mund të sillemi zakonshëm. Për AAK-në është e rëndësishme që të nisë një mocion i mosbesimit të Qeverisë Kurti duke nënkuptuar që ai të dorëhiqet”, ka thënë Tahiri.

Ai ka renditur disa arsye pse kryeministri duhet të japë dorëheqje.

“Në qasje që e ka marrë Kurti dhe Qeveria, Kosova po vazhdon me shpejtësi ta humbë sovranitetin e vet në veri. Kjo qasje na solli në një situatë kur KFOR-i dislokon trupa shtesë në veri bazuar në Rezolutën 1244, dhe ky dislokim po ndodh 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Qeveria Kurti na solli në një situatë me aleatin tonë, SHBA-të, me garantuesin e sovranitetin, në një situatë kur na vendosin sanksione të cilat e kanë goditur në themel funksionimin e shtetit, duke nisur nga përjashtimi nga Defender”, tha ai.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika