AAK kërkon nga Qeveria që t’i zbatojë obligimet e marra në dialog

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës “insiston në zbatimin sa më parë të obligimeve të marrura nga ana e Qeverisë së Kosovës në dialog, si një hap që përshpejton rrugën integruese të Kosovës e veçanërisht perspektivën tonë për anëtarësim në NATO”

Në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është diskutuar për situatën politike në vend.

Në njoftimin e AAK-së, thuhet se Aleanca “insiston në zbatimin sa më parë të obligimeve të marrura nga ana e Qeverisë së Kosovës në dialog, si një hap që përshpejton rrugën integruese të Kosovës e veçanërisht perspektivën tonë për anëtarësim në NATO”.

Nisja e procesit për anëtarësimin e Kosovës në NATO, sipas AAK-së duhet të trajtohet si urgjencë.

“Vetëm si anëtare e saj, Kosova është e sigurtë dhe me një të ardhme për zhvillim dhe stabilitet”, vijon njoftimi.

Gjithashtu, Kryesia e AAK-së e sheh me shqetësim mosveprimin e Qeverisë ndaj kërkesave të minatorëve të Trepçës në ditën e tetë të grevës së tyre.

“AAK vlerëson se kërkesat e tyre janë të drejta dhe legjitime si dhe i kërkon Qeverisë që sa më parë të marrë veprime për plotësimin e tyre”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika