Abazi akuzon Kurtin se qëllimshëm po i dëmton komunat, vetëm pse nuk i ka fituar ato

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se Qeveria e Kosovës po i dëmton komunat

Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me qasjen e tyre karshi pushtetit lokal.

Abazi në Kuvendin e Kosovës tha se komunat po dëmtohen qëllimshëm për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka fituar pushtetin që ka dashur në zgjedhjet e fundit komunale.

“Sulmi ndaj komunave e ka djallëzinë brenda. Zgjedhjet lokale e kanë goditur Kurtin, I cili ka menduar që për shkak të 50% të votave qe i ka fituar në nivelin qendror, në mënyrë zinxhirore ka me marrë pushtetin lokal. Forma si dëmtohet buxheti lokal është me i tregu qytetarit, që në fakt është komuna që nuk është në gjendje me i ofru shërbime parësore qytetarit. Është gabim me shkatërru besimin te niveli komunal, pavarësisht kush është në qeveri. Neve na duhet me forcu besimin mes qytetarit dhe qeverisjes komunale. Djallëzia për me ia bë të pamundur komunës me i dalë përballë nevojave të qytetarëve është politikë e gabuar”, tha Abazi.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika