Abazi deklarohet pas intervistimit nga Prokuroria Speciale

Pas intervistimit në Prokurorinë Speciale, për rastin Dehari, deputeti Haki Abazi ka folur për media.

Ai nuk ka dhënë detaje për deklaratën e dhënë, por ka ripërsëritur se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, për shkak se sipas tij e ka folur të vërtetën.

“Unë nuk mund të them se çfarë deklarova, por ajo çka mund të them është se shkarkimi im nga komisioni është se unë kisha guxim që të flisja të vërtetën. Palaçoja kur hyn në pallatin mbretëror, mbreti s’bëhet palaço, por mbretëria cirkus”, ka thënë Abazi.

Në fund, deputeti Abazi ka thënë se pret që hetuesia ta thotë fjalën e saj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika