Abazi kërkon largimin e Kusari-Lilës nga pozita e shefes së grupit parlamentar të VV-së

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka kërkuar largimin e Mimoza Kusari-Lila nga pozita e kryesues së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ajo nuk është deputete e VV-së që të udhëheqë edhe grupin parlamentar. Ndër të tjera, ai ka thënë "Deputeti nuk është makineri votuese, ne duhet të krijojmë imunitet dhe kohezion brenda partisë"

Deputeti i VV-së, Haki Abazi në një konferencë për media





Të premten, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, në një konferencë për media ka adresuar vlerësimet e tij për çështjet me të cilat po përballet vendi, duke ngritur si shqetësim të tij, mosdhënien e hapësirës si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka kërkuar largimin e Mimoza Kusari-Lila nga pozita e kryesues së grupit parlamentar të VV-së me arsyetimin se ajo nuk është deputete e VV-së dhe se nuk ka kohezion brenda atij grupi.

“Deputeti nuk është makineri votuese, ne duhet të krijojmë imunitet dhe kohezion me partitë opozitare”, ka deklaruar Abazi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se debati në Kuvend duhet të bëhet për çështje të rëndësishme dhe përmbajtësore.

“Nuk ka të bëjë fare me mosangazhim e mospërgatitje, ka të bëjë me skenare që paraqiten në seancat plenare ose gjatë debateve që nuk lënë hapësirë për deputetët që të angazhohen”.

Dialogu duhet të ndahet nga proceset integruese

Ai ka diskutuar edhe për qasjen në dialogun dhe strategjitë e Qeverisë për energji në këtë krizë që po kalon vendi.

Sa i përket dialogut, ai ka thënë se duhet të ndahet nga proceset integruese.

“Liberalizimi i vizave, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk mund të jenë peng i dialogut”, ka thënë ai.

Strategjia për energji, e trashëguar ndër vite

Ndërsa sa i përket krizës energjetike në Kosovë, ai ka thënë se strategjia për energji e qeverisë është përsëritje e togfjalëshit të 20 viteve të fundit.

“Kjo strategji e ka kryefjalën te ndërtimi i kapaciteteve të reja prej qymyrit që është në kundërshtim me agjendën e gjelbër të BE-së”.

 

 

 





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika