Abazi me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Kurti dhe mungesës së demokracisë partiake

Haki Abazi, deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij në një postim në rrjetet sociale, ku ai ka kritikuar mungesën e demokracisë partiake dhe ka prezantuar qëndrimin e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti. Abazi ka theksuar se mungesa e demokracisë brenda partive politike rezulton në një përfaqësim të pavërtetë për opinionin publik

Haki Abazi

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, duke thënë se mungesa e demokracisë partiake prodhon pseudo përfaqësim dhe që Kurti sipas Abazit nuk është ndryshimi, ai është “vazhdimi i strukturave të kalbura që politikën e kanë strehë të keqbërjes dhe goditjen pas shpine”.

“Mungesa e demokracisë partiake prodhon pseudo përfaqësim! Përjashtimi pas faktit, nuk e bën rastin të vetëm, largimi dhe përjashtimi i aktivistëve të vërtetë ka krijuar hapësirë për më të këqinjët dhe ky rast nuk është përjashtim, ka shumë të tjerë si duket andaj vendimi nuk e shkarkon përgjegjësinë përkundrazi! Zgjedhjet e brendshme partiake ishin gënjeshtër e madhe pas dështimit të madh, çdo gjë ishte një improvizim, pa debat, pa vlera, pa principe dhe pa respekt minimal për sakrificën e të gjithë atyre që dhanë edhe jetën për kauzat e ndërtuara me motivin e rrenës dhe qëllimin e një individi manipulator e hipokrit!”, ka shkruar Abazi.

Tutje ai ka bërë të ditur se “dorëheqja në strukturat e larta sidomos nga sekretariati dhe kryesia do të duhej të ishte akti moral që pason! Nuk ndodhë sepse janë të atillë që shkelin edhe mbi gjakun edhe mbi varre”.

“Kurti nuk është ndryshimi, ai është vazhdimi i strukturave të kalbura që politikën e kanë strehë të keqbërjes dhe goditjen pas shpine dhe fyerjen e kanë mburojë për të palarat dhe paditurinë!”, ka përfunduar Abazi.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika