Abazi për deklaratën e Osmanit se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit: Kjo punë s’bëhet në Twitter, më shumë po bëjnë ambasadorët

“Kjo punë nuk bëhet në Tweet”, ka thënë deputeti Haki Abazi pas deklaratës së presidentes së vendit Vjosa Osmani e cila ka thënë se Serbia për më pak se 24 orë ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Ohrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia për më pak se 24 orë ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas saj, shkelja e parë ka qenë ndërhyrja e jashtme në zgjedhjet në Kosovë, ndërsa e dyta ka qenë lobimi dhe votimi kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Deklaratën e saj e ka komentuar deputeti Haki Abazi në emisionin “Debat Plus, në RTV Dukagjini.

“Kjo punë është semantike sepse Serbia mund të thotë që unë votoj kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE por nuk e pengoj anëtarësimin. Nëse aty është dashur të analizohet këtë çështje ajo vota e çuditshme e Azerbajxhanit dhe Armenisë që kanë pasur deri vonë një konflikt të ngjashëm me atë që e kemi ne me Serbinë në veri. Është shumë më e thellë çështja se sa një cicërim në Teitter. Këto listime janë në rregull”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, nëse është dashur të merren institucionet, “nuk është dashur të merren me aspektin e triumfalizimit në zgjedhjet por në dënimin dhe animimin e faktorit ndërkombëtar për atë se çfarë Serbia po bën në veri”.

“Kjo punë nuk bëhet në Tweet. Më shumë po bëjnë ambasadorët”.

Ai ka theksuar se nuk ka detyrim për Serbinë përveç se sanksionimi me ndihmat financiare.

“Kka marrë 17 miliardë euro, pse mos të vazhdojë ta sabotojë Kosovën. Në çdo fazë Serbia shpërblehet përkundër faktit që instrumentet e BE-së të vetmet janë financiare”.

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika