Abazi për fjalimin e Ramës: Ka goditur agjendën integruese të Kosovës

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, për fjalimin e kryeministrit Rama në Këshillin e Evropës ka thënë se ka dëmtuar agjendën integruese të Kosovës. Sipas tij, për Kosovën flasin përfaqësuesit e saj dhe institucionet, e jo Rama të tentojë të luajë rolin e "avokatit" për politikanët e Kosovës

Deputeti i VV-së, Haki Abazi në një konferencë për media





Të premten e 14 tetorit, në vazhdën e konferencave të rregullta për media, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, njëherësh deputet i VV-së, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit, i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomike e financiare, që kanë fituar nga ekonomia e luftës që e kanë përdorur për asete të Ballkanit Perëndimor, të cilin Abazi e ka quajtur “rrjet ekonomik politik kriminal”.

Deputeti i VV-së ka thënë se kryeministri Rama, përmes fjalimit në Këshillin e Evropës, ka dëmtuar agjendën integruese të Kosovës, sepse siç thotë ai, për Kosovën flasin përfaqësuesit e saj dhe institucionet.

“Tentimi i kryeministrit të bëhet avokat i politikanëve të Kosovës, të cilët kanë humbur në zgjedhje dhe rrjedhimisht janë duke iu përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare me dizajnimin e Gjykatës. siç kanë dashur ata, ne nuk mund ta lëmë fatin e Kosovës që ta godasë secili”, ka deklaruar Abazi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se binomi Rama-Vuçiq janë në kundërshtim me idenë e një Ballkani të barabartë.

“Fjalimi i  Ramës në Këshillin e Evropës dhe qëndrimi për Ballkanin e Hapur dëmton rëndë interesin e vendit tonë, sa më shpejt duhet ta vendosim debatin e barazisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë e Kosovës, që të parandalohen dallimet e divergjencat”, ka vijuar ai.

Sipas tij, Ballkani i hapur ka rënë në vdekje klinike, ndërkaq Procesi i Berlinit po riaktivizohet.

“Duhet të kemi ide dhe projekte konkrete që do të financohen për të avancuar infastrukturën e rajonit dhe projektet që kanë rëndësi për rajon”.

Ai ka përmendur edhe kritikat që ka adresuar Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, duke thënë se sa i përket menaxhimit të Kuvendit të Kosovës, “nevojitet planifikim dhe agjendë e qartë dhe informim të palëve për agjendën legjislative, aplikim i sistemit transparent, debat përmbajtjësor dhe përfshirje të të gjithë deputetëve”.

Sipas tij, duhet të ketë gatishmëri të opozitës për të unifikuar së bashku me pozitën kalimin e ligjeve.

 

 





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika