Abazoviq në OKB: Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, e vetmja gjë që mund të ndryshojmë është e ardhmja

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, iu ka bërë thirrje vendeve të Botës, të ndryshojnë të ardhmen sepse rëndësia e paqes është e jetike përparimin dhe stabilitetin e çdo vendi në Botë

Kryeministri i në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka treguar se korrupsioni është lidhur me nacionalizimin në Ballkanin Perëndimor në Sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB).

“Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, e vetmja gjë që mund të ndryshojmë është e ardhmja”.

“Lufta kundër korrupsionit është lufta kundër nacionalizmit” sepse “korrupsioni në Ballkanin Perëndimor i mban njerëzit të burgosur”, ka thënë Abazoviq.

Ai ka thënë se institucione gjyqësore duhet të jenë të pavarura në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Institucionet që gjenerojnë nacionalizëm dhe shkaktojnë destabilitet. Ne duam të luftojmë liderët e korruptuar që promovojnë nacionalizmin dhe e mbajnë vendin në status quo”, ka shtuar ai

Abazoviq ka përfunduar duke thënë se Qeveria e Malit të Zi është duke ndërtuar një shoqëri e cila e promovon paqen dhe përparimin në rajon.

Ndërkohë ai ka folur dhe për luftën dhe rëndësinë e paqes për Botën.

“Në shekullin 21 njerëzimi duhet të jetë më i zgjuar – lufta nuk është zgjidhje. Mbështetja për Ukrainën dhe sanksionet nuk janë çështje ekonomie, por parimesh”, ka theksuar Abazoviq.

Sipas Tij Mali i Zi  iu bënë thirrje vendeve të Botës se Paqja është e rëndësishme  për stabilitet e përparimi për në çdo vend të botës.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika