Abbott: Lufta e UÇK-së dhe ajo e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe nuk duhet të gjykohen

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, duke folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është shprehur se as "lufta e UÇK-së e as e Kosovës për liri, nuk janë në gjyq dhe nuk duhet të gjykohen"

Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se as lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e as e Kosovës për liri, nuk janë në gjyq dhe nuk duhet të gjykohen.

Këtë, ambasadori britanik e ka deklaruar teksa në Hagë po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilën ai e ka quajtur sfidë morale.

Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për arritjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

“As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen. Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni. Unë kam vizituar shumë monumente në të gjithë vendin dhe në shumë raste viktimave që ata përkujtojnë u mohohet ende drejtësia. Megjithatë, është e drejtë që Kosova të ketë guximin të ndjekë drejtësinë për viktimat e tjera dhe të zbatojë sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët e saj, edhe në rrethanat më të vështira”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot, në nisje të gjyqit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u deklaruan të pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria nisi deklaratën hyrëse që pritet të jetë në kohëzgjatje prej maksimumi pesorësh, duke argumentuar se gjatë gjykimit do të paraqesë prova që dëshmojnë se katër ish-krerët e UÇK-së kanë “personalisht përgjegjësi për krimet” që janë paraqitur në aktakuzë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika