Abdixhiku: Asociacioni duhet të bëhet, është obligim i Kosovës

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në "Debat Plus". Ai ka theksuar se krijimi i Asociacionit është një obligim për Kosovën dhe ka pohuar se draft-statuti i Asociacionit, i pranuar nga kryeministri Albin Kurti, paraqet një autonomi të zgjeruar për komunitetin serb në Kosovë

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Debat Plus në RTV Dukagjini më 21 nëntor 2023

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet, pasi është obligim i Kosovës.

Ndërsa, për draft-statutin e Asociacionit, draft ky i pranuar nga kryeministri, Albin Kurti, kryetari i LDK-së ka theksuar se është një autonomi e zgjeruar për serbët në Kosovë.

“E vërteta e parë që duhet të pajtohemi të gjithë është se bëhet fjalë për një autonomi të zgjeruar për komunitetin serb. Dhe bëhet fjalë për një trup prej leximit tonë të parë, prej asaj që kemi, asaj në publik ende jozyrtare, ende, por, presim dhe kur ta kemi do të kemi edhe qëndrim zyrtar dhe pozicion politik të LDK-së, në çfarëdo pozicioni që është. Bëhet një nisje e një rrugëtimi të mundimshëm për Kosovën, për një trup që më pas shndërrohet edhe më autonome. Më autonome deri në përmasa të një lloj relacioni federativ. Kjo mbetet për t’u caktuar, gjatë periudhës së ardhme”, ka thënë Abdixhiku.

Ai, gjithashtu, ka thënë se ”… Jemi parti që kemi insistuar që Asociacioni duhet të bëhet dhe është obligim i Kosovës, së këndejmi duhej të vinte nga institucionet e Kosovës. Në përpjekje më të madhe që shoqëria e populli i Kosovës e ka pasur për të gjetur një vend brenda Kushtetutës së Kosovës se edhe kjo është një sfidë e veçantë”, ka thënë Abdixhiku.

Më tej Abdixhiku, ka thënë se ka refuzuar ta shohë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe.

Abdixhiku ka thënë se ka pasur ofertë ta shohë nga ndërmjetësuesit draft-statutin, por jo edhe ta ketë. Kështu ai ka theksuar se e konsideron ofendim të rëndë këtë.

“Kemi pasur një ofertë nga ndërmjetësuesit që ja ku e keni draftin mund ta shihni, por s’mund ta keni, e të cilin e kam refuzuar. E konsideroj ofendim të rëndë që një dokument 20 e disa faqe t’i lihet forcave politike sa për shikim e jo analizë”, ka shtuar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika