Abdixhiku dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së, vendimi i lihet delegatëve

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar tashmë u takon atyre.

Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku tha se, me ndjenjë të plotë përgjegjësie, ia paraqet Kuvendit dorëheqjen nga posti i kryetarit, me qëllim që çështja e votëbesimit të vendoset drejtpërdrejt para delegatëve, njofton Dukagjini.

“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë po ia paraqes Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, në mënyrë që ky Kuvend të vendosë për votëbesimin,” u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se ky veprim nuk ka për qëllim krijimin e krizave apo përçarjeve brenda partisë, por qartësimin e drejtimit politik që duhet ndjekur në të ardhmen.

“Nuk e bëj këtë për të shkaktuar krizë, por për të sqaruar rrugën që duhet të ndjekim përpara. Nuk e bëj për ta ndarë LDK-në, por për ta forcuar dhe bashkuar atë,” tha ai, duke iu drejtuar delegatëve me pyetjen se si e shohin vazhdimin e tij si kryetar dhe të ardhmen e partisë.

Abdixhiku përfundoi duke theksuar se çfarëdo vendimi që do të marrë Kuvendi, ai do ta pranojë dhe respektojë me dinjitet dhe besim të plotë në procesin demokratik të LDK-së.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika