Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër dhe njëherit kryetar i saj, Lumir Abdixhiku, në Debat Plus ka thënë se është kënaqësi për të që ta përmbyllë fushatën pikërisht në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ai është pyetur nga moderatori Ermal Panduri se pse në fushatën e LDK-së, nga fillimi i vitit e deri më 9 shkurt, kishte tubime madhështore, por që tani nuk janë parë të tilla, dhe se çfarë ka ndodhur me “shpresën”.
“Në fakt, tubimi përmbyllës i LDK-së i mbrëmshmi ishte madhështor. Ishte madhështor për nga pjesëmarrja dhe për nga entuziazmi”, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se ka qenë strategji e LDK-së, por edhe e partive të tjera, që të zhvillojnë takime më të vogla, por siç tha ai, “më të shtrira gjithandej Kosovës”.
“Unë jam i lumtur me angazhimin dhe punën që e kanë bërë të gjitha strukturat tona”, ka thënë ai.
