Abdixhiku kërkon shkarkimin e bordit të ZRrE-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar shkarkimin e bordit të ZRrE-së, dhe kthimin e të hollave te qytetarët, pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila kishte vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin kishte pezulluar vendimin e ZRrE-së për tarifat e reja të energjisë elektrike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjtuara të energjisë elektrike.

Përpos shkarkimin e bordit, Abdixhiku ka kërkuar që qytetarëve t’u kthehen të hollat shtesë, me të cilat kishin paguar faturat e energjisë me rritje.

“Tarifat u detyruan t’i kthejnë. Tani duhet kthyer edhe paratë e plaçkitura kundërligjshëm për disa muaj rresht. Janë para tuaja; u janë marrë pa të drejtë. Dhe jo vetëm kaq. Bordi i Qeverisë e ZRRE-së, i njëjti, që për muaj rresht e në mes të dimrit, ngarkoi familjet kosovare me çmime astronomike në energji – duhet të shkarkohet menjëherë. Ata s’kanë më asnjë kredibilitet”, ka shkruar ai në Facebook.

May be an image of outdoors and text

I pari i LDK-së, ka bërë të ditur se nga dita e hënë do t’i fillojnë procedurat e nevojshme parlamentare për shkarkimin e bordit të ZRrE-së. Sipas tij, shkarkimi i bordit nuk ka asnjë alternativë tjetër.

“Shkarkimi është i paalternativë. Siç është e paalternativë dhe përgjegjësia morale e secilit deputet, ministër e vetë kryeministrit që me bindje plot, mbronin këtë vendim plaçke e diskriminimi që tani më ka marrë vulën e turpit e paligjshmërisë”, ka shtuar ai.

Gjykata e Apelit kishte vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin kishte pezulluar vendimin e ZRrE-së për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Pas këtij vendimi, ZRrE ka njoftuar se bordi i saj ka marrë vendim që ta shtyjë ekzekutimin e vendimit të datës 2 shkurt, me të cilin kishte miratuar vendosjen e bllokut tarifor në 800 kWh.

Përmes një komunikate për media, ZRrE kishte bërë të ditur se ky vendim është marrë pasi kanë pranuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika