Abdixhiku: Kurti duke deklaruar se ka një Asociacion, ka zhbërë gjithë karrierën e tij

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ftuar në emisionin Debat Plus

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se në marrëveshjen me Serbinë “ka Asociacion”, ai ka thënë se ndjej keqardhje për karrierën e tij.

Po ashtu, kreu i LDK-së ka thënë se me këtë deklaratë që Kurti bëri të mërkurën në Radio Televizionin e Kosovës, ka zhbërë të gjithë karrierën e tij.

“ Ndjej keqardhje shumë, sepse të ndërtosh një karrierë për 15 vjet, të kesh një kauzë për 15 vjet, të marrësh njerëz pas vete, të humbasësh jetë njerëzve të rinj për këtë kauzë tende. T’i lësh familjet e protestuesve dhe të tjerëve plot në vuajtje të përjetshme, të djegësh vendin, të sulmosh institucionet, t’i humbësh ardhmërinë këtij vendi për 10 vjet të plota, dhe në fund me një intervistë të vetme të zhbësh gjithë karrierën tëndë politike me një proces të vetëm, të kapërcesh nga “Jo Asociacioni, kalojë në ka Asociacion”, unë ndjej keqardhje për karrierën e tij”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.

“Unë po them që karriera e tij ka pësuar transformim radikal dhe ky Albin ky sot po të takohej me Albinin e para 15 vjetëve  a do ta puthte vetën apo ta ta kishte pështyrë po ta takonte sy më sy”, ka thënë tutje ai.

Abdixhiku ka thënë se Kuvendi është kthyer në cirk nga kryeministri Kurti, dhe se ai ka pësuar një transformim rrënjësor në qëndrimet e tij politike.

Sipas tij, edhe pse Kurti ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se ka ridizajnuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ai nuk e ka ndryshuar procesin e dialogut, por dialogu ka ndryshuar Kurtin.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika