Abdixhiku: Kurti nuk e solli Asociacionin, por po e pranon përkundër kundërshtimit disavjeçar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti ka pranuar implementimin e marrëveshjeve paraprake, siç është Asociacioni, ani pse nuk e ka sjellë atë, po e pranon përkundër kundërshtimit disavjeçar që e ka bërë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në pajtueshmërinë për planin evropian në Bruksel, nuk e kishte në mendje përballjen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por luftën e brendshme politike.

Abdixhiku ka thënë se në këtë seancë si opozitë dëshirojnë që nga Kurti të trajtohet marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt.

“Nuk është hera e parë që ky pushtet e ka në tavolinë përballjen me Vuçiqin, por në mendje luftën e brendshme politike në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.

Ndër të tjera, ai ka thënë se dakordimi i 27 shkurtit ka mungesë të njohjes në qendër të saj dhe ka neutralitetin ndaj statusit në vlerë si preambulë.

Sipas tij, Kurti ka pranuar implementimin e marrëveshjeve paraprake, siç është Asociacioni.

“Kurti nuk e ka sjellë Asociacionin, por po e pranon atë përkundër kundërshtimit disavjeçar që e ka bërë”.

“Në gusht të vitit 2022, në një platformë për dialogun, kryeministri ka kërkuar një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, marrëveshje me njohje kompensim të dëmeve të luftës, rishikim të marrëveshjeve paraprake dhe reciprocitet për pakicat. Si kryenegociator i fortë, kryeministër na trego se sa prej këtyre kushteve tua janë marrë parasysh”, ka pyetur Abdixhiku.

Sipas tij, ajo që nuk dihet se çka ka pranuar Kurti është neni 7, dhe ka kritikuar për fshehje të parathënies.

“Ajo që merr vëmendjen e parë në plan e që nuk ishte prezantuar ndonjëherë, ishte parathënia që ishte mbajtur tërësisht fshehur nga kryeministri Kurti në këtë Kuvend. Aty i gjeni dy formulime skandaloze me dëme historike për Kosovën. I pari ka të bëjë me tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës, i dyti pa paragjykim të palëve mbi çështjen e statusit. Kjo do të thotë se tejkalohet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, me dakordim të palëve, përfshirë krimet, masakrat, sepse palët kanë vendosur ta tejkalojnë të kaluarën me një copë letër”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika