Abdixhiku: Kurti po kërkon krizë, e ka formë të mbijetesës

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka thënë se kriza është një lloj mbijetese e Kurtit pa të cilën nuk është mësuar të jetojë. Sipas tij, apetiti i Kurtit nuk ka të ndalur për të treguar forcë

Lumi Abdixhiku, kryetar i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se hakmarrja e pushtetit ka marrë formën e shkeljes ndaj mësimdhënësve të Kosovës duke e cilësuar këtë si betejën e Kurtit në Kosovë.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku ka thënë se, ndonëse greva në arsim është ndërprerë, nuk është ndërprerë apetiti i Kurtit për të treguar forcë.

“Kjo vogëlsi e tij prej hakmarrësi ndaj të dobëtit është shenjë e politikës së tij dhe në këtë politikë të tijën ishte selektiv. Ka paguar secilin grevist në sektorët e tjerë, por me vetëdije ka dënuar mësimdhënësit”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se Kurti po kërkon krizë.

Për këtë të fundit, sipas Abdixhikut, kriza është një lloj mbijetese e Kurtit pa të cilën nuk është mësuar të jetojë.

“Kjo qeveri ose nuk e kupton ligjin ose e kupton mirë por janë hakmarrës, mendoj se janë të dyjat”, ka theksuar ai.

Në fund të fjalës së tij, Abdixhiku është zotuar në emër të LDK-së duke u premtuar mësimdhënëse se pagat e tyre do të ekzekutohen.

Greva në arsim është pezulluar deri në janar të vitit 2023. Ndeërkaq, pagat për sektorin e arsimit nuk janë ekzekutuar akoma.

 

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika