Abdixhiku: Masakrën e Reçakut ta mbajmë gjithherë si rikujtim të sakrificës së madhe të popullit tonë për liri e shtetësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se "Mëngjesi i hershëm i 15 janarit të vitit 1999, mban një ndër aktet më të rënda, më të dhimbshme dhe më tronditëse të Serbisë ndaj popullit të Kosovës"

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku duke bërë homazhe te varrezat e fshatit Reçak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

“Mëngjesi i hershëm i 15 janarit të vitit 1999, mban një ndër aktet më të rënda, më të dhimbshme dhe më tronditëse të Serbisë ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka theksuar se ky akt ishte “aq tronditës”.

“Krim kundër njerëzimit do ta quante ambasadori Walker atëherë – saqë i njëjti u bë pikë kthese e vëmendjes së botës demokratike ndaj Kosovës dhe angazhimit tonë për jetë të lirë”, ka shtuar tutje kreu i LDK-së.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Abdixhiku ka theksuar se “teksa po largohemi pothuajse një çerekshekulli nga kjo ngjarje e errët e historisë njerëzore, ndjejmë gjithë afërsinë me dhimbjet e asaj dite të familjarëve e të mbijetuarve”.

“Ndjejmë dhe nevojën që këtë ditë të dhimbshme të kujtesës sonë, ta mbajmë sot e gjithherë si rikujtim që s’shuhet të sakrificës së madhe të popullit tonë për liri e shtetësi. Mbi këtë sakrificë, përbashkimi ynë për Kosovën, atdheun tonë, bëhet domosdoshmëri”, ka potencuar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika