Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se tubimi i mbajtur në Kodrën e Trimave dëshmoi mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të Prishtinës për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Vranjevci po flet qartë. Sonte na la të gjithëve pa fjalë. Me 28 dhjetor, Vranjevci dhe Prishtina mbështesin LDK-në fort”, ka shkruar Abdixhiku, duke e cilësuar tubimin si një nga më të fuqishmit e fushatës.
Ai ka theksuar se Dega I e LDK-së në Prishtinë përfaqësohet nga kandidatë me përvojë dhe integritet, duke përmendur Ismet Beqirin (nr. 37), Fadil Aliun (nr. 50), Besë Prestreshin (nr. 51) dhe Nafie Rusinovcin (nr. 108).