Abdixhiku me reagim të ashpër ndaj Kurtit e Muratit: Prishtina foli qartë, koha e bllokuesve po mbaron

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka drejtuar kritika të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, veçanërisht ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për bllokimin e buxhetit të Prishtinës dhe, siç tha ai, për përpjekjet për të ndikuar politikisht në kryeqytet.

Në reagimin e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Prishtina ishte e para që foli qartë politikisht dhe riktheu LDK-në si parti të parë, duke lënë “bllokuesit larg”.

Ai theksoi se mesazhin e qytetarëve, Kurti e Murati nuk e kanë marrë seriozisht, por paralajmëroi se më 28 dhjetor “Prishtina do të flasë sërish”.

Sipas tij, gjatë 12 muajve të fundit, Qeveria Kurti – përmes ministrit Murati – e ka mbajtur kryeqytetin pa buxhet, duke e trajtuar “sikur nën pushtim” dhe duke detyruar administratën komunale të shpenzojë energji e kohë vetëm për ta mbajtur funksional qytetin. Abdixhiku e akuzoi Vetëvendosjen se ka plaçkitur Prishtinën si “një sekt popullist që shkatërrimin e vendit e ka mision”.

Ai shtoi se qeveria ka shpërndarë “vitra për votë, pa ligj e pa legjitimitet”, ndërsa kryeqytetin e ka zhytur në bllokadë dhe burokraci për një vit të tërë.

“Koha e tyre po mbaron. Le të bashkohemi të gjithë”, shkroi Abdixhiku, duke theksuar se Prishtina do të jetë edhe një herë zëri i parë i ndryshimit – kësaj radhe si përgjigje ndaj Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika