Abdixhiku mirëpret drejtoreshën për Evropën Jugqendrore në Departamentin Amerikan, Colleen Hyland

Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar Colleen E. Hyland nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Colleen E. Hyland, drejtoreshë për Evropën Jugqendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Abdixhiku i shprehu mirënjohje për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Kosovës. Po ashtu, Abdixhiku i kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë, në veçanti në procesin e dialogut, me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore të përcaktuara me Kushtetutë dhe Deklaratë të Pavarësisë.

Abdixhiku i shprehu edhe pikëpamjet e LDK-së rreth dokumentit të draftstatutit të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga Qeveria e Kosovës.

“Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejtim”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika