Abdixhiku në drekë pune me Hovenierin: Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-në

Lumir Abdixhiku, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se partia do të mbajë dhe do të ruajë marrëdhëniet e saj të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në çdo veprim të ardhshëm. Ky njoftim është bërë pas një dreke pune me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të ruajë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në çdo veprim të saj.

Abxhiku njoftoi për një drekë pune me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, të cilin e falenderoi “për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në”.

“Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në residencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit.

Me ambasadorin Hovenier, ndamë pikëpamjet tona mbi zhvillimet politike në vend. Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të; dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj; duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar.

Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika