Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka nisur sot ditën e fushtaës me prezantimin e kandidatëve dhe programit të partisë në Klinë.
Abdixhiku ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshme nenet e një qeverie që detyronte pensionistët të dëshmonin çdo gjashtë muaj se janë gjallë, duke e quajtur këtë “poshtërim të qytetarëve që ndërtuan vendin”.
Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për korrupsion, duke theksuar se praktikat e dyshuara zhvillohen përmes grupeve WhatsApp dhe se tenderët dhe ndërmarrjet publike janë shpesh të kapura në këtë mënyrë.
“Koha e një qeverie të përgjegjshme, të pastër dhe të guximshme për vendime të mëdha zhvillimore po vjen”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka prezantuar dy nga kandidatët kryesorë të LDK-së, Shqipe Pantina, magjistre e Shkencave Politike me numër 45 dhe Astrit Desku, Doktor Shkencash në Teknologjinë Informative dhe Inovacionin me numër 54.