Abdixhiku nuk është në dijeni se Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka qenë i informuar për dorëheqjen e kandidatit të partisë për kryetar të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nga funksionet brenda LDK-së.

Abdixhiku bëri këto komente gjatë një konference për media që zhvilloi së bashku me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, duke vlerësuar gjithashtu performancën e partisë në zgjedhjet lokale.”

“Nuk jemi në dijeni për zhvillimet e tilla, por edhe njëherë themi se kemi garuar në 9 komuna, sonte kemi fituar 5 sosh jo të gjitha dhe raundin e parë kemi fituar 2 të tjera, që do të thotë se në  gjithsej kemi 7 komuna, përfshirë edhe kryeqytetin që në garë elektorale është më e rëndësishme”, ka thënë Abdixhiku.

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika