Kreu i LDK-së dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mabjtur sot tubimin e Degës së Pestë në Hajvali, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Në fjalimin e tij, Abdixhiku theksoi rëndësinë e projekteve konkrete për kryeqytetin, duke përmendur investimet në Unazën e Jashtme, spitalin e Prishtinës, Qendrën e Sportit dhe Stadiumin Kombëtar.
Ai ka theksuar se Prishtina ka nevojë për bashkëpunim dhe qeverisje që funksionon, jo bllokada politike.
Abdixhiku prezantoi edhe dy kandidatët e Degës së Pestë, Prof. Dr. Izet Sadiku, mjek infektolog dhe profesor universitar, dhe Vesa Haxhikadriu Berisha, mësimdhënëse dhe influencuese në arsim.