Abdixhiku për Visar Azemin: Ka çdo element njerëzor e profesional për t’na prirë në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka vizituar degën e kësaj partie në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka vizituar degën e kësaj partie në Ferizaj.

Atje është pritur nga drejtuesi i kësaj dege, Visar Azemi.

Për këtë takim me strukturat udhëheqëse të LDK-së në Ferizaj, Abdixhiku ka thënë se “Visari ka çdo element njerëzor e profesional për të na prirë në Ferizaj”.

Në këtë mënyrë Abdixhiku indirekt e ka shpallur kandidaturën e Azemajt për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

“Po e mbyllim një vit ndryshimi të brendshëm, për të nisur një të angazhimit tonë të madh në këtë qytet me përplot pozitivitet e energji të mbarë. Lidhja po vjen; e Visari ka çdo element njerëzor e profesional për të na prirë në Ferizaj”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika